Një i vdekur dhe 157 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një i vdekur dhe 157 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ku tutje thuhet se edhe 157 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë kësaj kohe.

Përveç këtyre shifrave një numër i madh të shëruarish është shënuar gjatë kësaj dite.

Si asnjëherë më parë, sot janë regjistruar 230 persona të shëruar nga ky virus.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm gjashtë pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com