Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, viktima ishte një 76-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.
Ndërkohë që edhe 174 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 224 mostra të marra për testim.
Numri total i rasteve pozitive është 51 mijë e 502 dhe një mijë e 336 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41 mijë e 852 raste, kurse numri i rasteve aktive është tetë mijë e 314.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com