
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë këtyre 24 orëve, është shënuar një rast i vdekur, ndërkaq janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës
Në total numri i rasteve aktive është 9.771.

Qendra-COVID-19