Një i vdekur dhe 267 raste pozitive me COVID-19

Një i vdekur dhe 267 raste pozitive me COVID-19

Një person ka vdekur gjatë 24 orët të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar edhe për 267 raste pozitive nga gjithsej një mijë e 377 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 56 mijë e 188 nga 209 mijë e 960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 411 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë e 432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 275.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com

163 TË SHËRUAR DHE 267 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, January 18, 2021