
Një person ka vdekur në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 28 raste të reja dhe 133 të shëruar.
Numri rasteve që nga fillimi i pandemisë është 107.382, i të shëruarve 102.652 – ndërkaq i vdekjeve 2.243.
Rastet aktive janë 2.487, një pjesë prej tyre të hospitalizuar.
Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri. /Insajderi.com