Një i vdekur dhe 29 infeksione të reja me COVID-19

Një i vdekur dhe 29 infeksione të reja me COVID-19

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit. Po ashtu janë regjistruar edhe 29 infeksione të reja.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për 36 të shëruar brenda ditës.

Rastet aktive tash janë 1 mijë e 43, raporton Shqip.com.

Ndërsa – që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 160 mijë e 464 infeksione, prej tyre 2 mijë e 973 e kanë humbur jetën.

Procesi i vaksinimit.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë dhënë 7 mijë e 947 vaksina.

Deri më tash 827 mijë e 886 persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, 648 mijë e 218 e kanë përfunduar procesin me dy vaksina.

Shteti administron 1 milion e 746 mijë e 104 vaksina. /Insajderi.com