Një i vdekur dhe 299 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 299 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur në 24-orët e fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 299 raste kanë rezultuar pozitive në gjithsëj një mijë e 825 mostra të marra.

Numri total i rasteve pozitive është 54 mijë e 560 raste një mijë e 388 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 567.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com