Një i vdekur dhe 321 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 321 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Një viktimë e COVID-19 është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 321 rast të reja të infeksionit.

Numri total i rasteve pozitive është 62 mijë e nëntë dhe një mijë e 520 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53 mijë e 768 raste. Numri i rasteve aktive në vend është gjashtë mijë e 721.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com