Një i vdekur dhe 33 raste të reja me COVID-19 në komunat e banuara me serbë

Një i vdekur dhe 33 raste të reja me COVID-19 në komunat e banuara me serbë

Një person ka vdekur ndërsa janë konfirmuar 33 raste të reja me Coronavirus në komunat e banuara me serbë në Kosovë, transmeton Insajderi.

Shtabi i Emergjencave në Mitrovicën Veriore ka bërë të ditur se rastet pozitive janë nga Mitrovica Veriore (11), Gjilani (8), Zveçani (5), Leposaviq (4), Shtërpca (2), Zubin Potok (1), Prilusha (1) dhe Kamenica (1).

Ndërkohë, në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar tetë viktima, 828 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 744 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 80 mijë e 621 raste dhe një mijë e 744 raste të vdekjes, ka njfotuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Numri i të shëruarve është 67 mijë e 65, kurse numri i rasteve aktive 11 mijë e 812./Insajderi.com