Një i vdekur dhe 57 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Një i vdekur dhe 57 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

57 raste të reja me COVID dhe një i vdekur janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë kryer 1952 testime, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me CCOVID-19./Insajderi.com