Një i vdekur dhe 68 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një i vdekur dhe 68 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Përveç kësaj viktime, edhe 68 persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus nga gjithsej 702 mostra të marra për testim.

Edhe 33 pacientë të infektuar deri më sot, janë shëruar plotësisht, duke çuar në 14 mijë e 368 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. /Insajderi.com