Një i vdekur dhe 71 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një i vdekur dhe 71 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Një viktimë dhe 71 raste të reja pozitive me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 199 persona kanë rezultuar të shëruar.

Sipas këtij njoftimi më së shumti të infektuar gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar në Prishtinë me gjithsej 20, pasuar nga komuna e Skenderaj me gjashtë raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 14 mijë e 763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.

Deri më sot janë shëruar gjithsej 11 mijë e 784 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është dy mijë e 378. /Insajderi.com