
Ministria e Shendetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person si pasojë e infektimit nga Coronavirusi.

Ndërsa numri i personave të shëruar është 1.562.
Sipas statistikave të publikuara nga MSH-ja, janë 7 mijë e 221 raste aktive në vend.
Theksojmë se Kosova po përballet me numër të lartë të infektimeve me COVID-19 dhe numër të konsiderueshëm të rasteve të vdekjes nga ky virus.
Në vend vazhdon vaksinimi kundër virusit me tri doza ndërsa me dozën e katërt kanë të drejtë të vaksinohen vetëm personat mbi moshën 65-vjeçare./Insajderi.com