Një i vdekur dhe 780 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 780 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shendetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person si pasojë e infektimit nga Coronavirusi.

Ndërsa, nga 2 mijë e 279 testimet të kryera, vetëm 780 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Statistikat nga MSH-ja për COVID-19/ 11 gusht 2022

Ndërsa numri i personave të shëruar është 1.562.

Sipas statistikave të publikuara nga MSH-ja, janë 7 mijë e 221 raste aktive në vend.

Theksojmë se Kosova po përballet me numër të lartë të infektimeve me COVID-19 dhe numër të konsiderueshëm të rasteve të vdekjes nga ky virus.

Në vend vazhdon vaksinimi kundër virusit me tri doza ndërsa me dozën e katërt kanë të drejtë të vaksinohen vetëm personat mbi moshën 65-vjeçare./Insajderi.com