
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar një vdekje dhe 860 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në Kosovë janë 6.925 raste aktive me COVID-19.
Megjithatë, gjatë këtij 24 orëshi janë shëruar 1.155 qytetarë.
MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 60 vjeçare të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës kundër COVID-19. Andaj, me dozën e katër të vaksinës janë vaksinuar 1.592 qytetarë.

Së fundi, MSH-ja ka miratuar edhe vaksinimin e fëmijëve mbi pesë vjet, saktësisht grupmoshës 5-11 vjet që të vaksinohen. Dozat e lejuara për fëmijët mbi pesë vjet janë e para edhe e dyta.
Kujtojmë se MSH-ja se bashku me IKSHPK-në ka rekomanduar qytetarët që të iu përmbahen masave preventive kundër COVID-19 si dhe është theksuar mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.
Vlen të theksojmë së nga kjo ministri, së fundi është bërë e ditur se edhe certifikata digjitale e vaksinimit në Kosovë është e funksionale në të gjitha pikat hyrëse në vendet e Bashkimit Evropian./Insajderi.com