
Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe gjashtë raste të reja me COVID-19.
Po ashtu janë raportuar edhe tetë pacientë të shëruar.
Rastet aktive me COVID-19 janë 327.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Gjithashtu ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit.
Gjatë ditës së fundit vaksinën e morën edhe 1 mijë e 802 qytetarë.
Tash numri i personave që kanë marrë të paktën një dozë vaksine është 851 mijë e 575.
Ndërkaq, 758 mijë e 250 qytetarë kanë kryer procesin me dy vaksina. /Insajderi.com