Një i vdekur dhe pesë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një i vdekur dhe pesë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar pesë raste të reja të infektimit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer dy mijë e 103 testime.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët gjashtë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 702 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com