Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe shtatë raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 295 mosta të marra për testim.

Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës. /Insajderi.com