Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar shtatë raste të reja, përcjell Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 117 testime.

Ministria e Shëndetësisë njofton se të dielën janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 mijë e 894.

Në total numri i rasteve aktive është 434.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë një mijë e 907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98 mijë e 277 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Insajderi.com