Një i vdekur dhe tetë të infektuar me COVID-19

Një i vdekur dhe tetë të infektuar me COVID-19

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe tetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë kësaj periudhe kohore.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 112 testime.

Sot janë shëruar nëntë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227, kurse numri i rasteve aktive është 174.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës. Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com