Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Drenas

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Drenas

Një person dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një vetë-aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Çikatovë të Vjetër në Komunën e Drenasit, njofton Insajderi.

Përveç viktimës, në vendin e ngjarjes janë parë edhe tre persona të lënduar.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 21:20.

“Me daten 27.08.2020 rreth orës 21:20 min. në fshatin Qikatovë i Vjetër-Gllogoc, është shkaktuar një aksident trafiku/Vet-Aksident me lëndime të rënda trupore ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, kurse tre të tjerë janë të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, njësia e hetimeve të trafikut dhe po kryejn procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, thotë Hoxha.

Ai tutje ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent dhe gjatë vozitjes shpejtësinë ta zhvillojnë duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë. /Insajderi.com