Një i vdekur e 41 raste me COVID-19 të mërkurën në Kosovë

Një i vdekur e 41 raste me COVID-19 të mërkurën në Kosovë

Një person ka vdekur, ndërsa 41 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar ditën e mërkurë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 2.777 testime.

Janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Në total numri i rasteve aktive është 1.737.

Të dhënat e publikuara nga MSH-ja

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com