Një i vdekur e 98 raste me COVID-19

Një i vdekur e 98 raste me COVID-19

Një person ka ndërruar jetë në njëzetekatërorët e fundit për shkak të virusit COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 98 raste të reja me COVID-19 për të arritur numri i përgjithshëm në 16.345.

Ndërsa, janë shëruar 37 të infektuar dhe kështu numri i të shëruarve ka arritur në 14.404.

Kjo nënkupton që numri i vdekjeve ka arritur në 649, ndërsa rastet aktive momentalisht janë 1.291.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.  /Insajderi.com