Një i vdekur e nëntë raste të reja si pasojë e COVID-19

Një i vdekur e nëntë raste të reja si pasojë e COVID-19

Një person ka ndërruar jetë në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar për nëntë infeksione të reja, përcjell Insajderi.

Po ashtu, Coronavirusin e kanë kaluar edhe 14 të infektuar tjerë.

Rastet aktive janë 160, referuar të dhënave nga MSH.

Të dielën janë vaksinuar edhe 1.110 persona. /Insajderi.com