Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
Gjatë këtyre 24 orëve, është shënuar një rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës
Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 31.084.