Një i vdekur në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmë në Pejë

Një i vdekur në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmë në Pejë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë, njofton Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në këtë aksident ishin të përfshira katër vetura.

Sipas tij, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, por që njëri nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Në aksident ishin të përfshira katër vetura. Dy në lëvizje dhe dy që ishin të parkuara. Dy persona ishin të lënduar, me ç’rast njëri nga ta nuk arrin të i’u bëj ballë plagëve. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e Spitalit Rajonal”, ka thënë ai.

“Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, është shprehur tutje Gashi. /Insajderi.com