Një i vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Një i vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 178 raste pozitive të infeksionit, nga gjithsej dy mijë e 40 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 64 mijë e 519 dhe një mijë e 545 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56 mijë e 28 raste.

Numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 946.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com