Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe shtatë raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej një mijë e 515 mostra të marra për testim.
Derisa është shënuar një ulje e dukshme në shifrat e viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19, një numër i madh i të shëruarve është shënuar gjatë këtyre orëve.
Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194.
Me këtë numër të të shëruarve, rastet aktive me COVID-19 kanë rënë në dy mijë e 44.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës. /Insajderi.com