
Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 17 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej dy mijë e 355 testime të kryera.

Testet për COVID-19
Ndërkaq, numri i personave të shëruar nga ky virus gjatë kësaj periudhe kohore është më i lartë se ai i të infektuarve.
86 qytetarë janë shëruar sot, teksa numri i përgjithshëm i të kuruarve ka arritur në 157 mijë e 22.
Me këtë rast është shënuar ulje edhe në shifrat e rasteve aktive. Tashmë 562 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me këtë virus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës. Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com