Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe 23 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit me Coronavirus janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 862 mostra të marra për testim.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë kohore, 176 pacientë të infektuar deri më tani janë shëruar. /Insajderi.com