Një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të shtunën.
Po ashtu janë raportuar edhe 12 raste të reja me COVID-19 dhe 13 të tjerë janë shëruar.
Rastet aktive me COVID-19 janë 315.
Ndërkohë ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit, ku brenda ditës u vaksinuan 1 mijë e 978.
Deri më tash në Kosovë 873 mijë e 573 qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ndërsa, 776 mijë e 635 të tjerë e kanë kryer procesin me dy doza. /INSAJDERI.COM