Një i vdekur si pasojë e COVID-19

Një i vdekur si pasojë e COVID-19

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të shtunën.

Po ashtu janë raportuar edhe 12 raste të reja me COVID-19 dhe 13 të tjerë janë shëruar.

Rastet aktive me COVID-19 janë 315.

Ndërkohë ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit, ku brenda ditës u vaksinuan 1 mijë e 978.

Deri më tash në Kosovë 873 mijë e 573 qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ndërsa, 776 mijë  e 635 të tjerë e kanë kryer procesin me dy doza. /INSAJDERI.COM