Një infermiere sulmohet brenda Klinikës Infektive, reagon ShSKUK

Një infermiere sulmohet brenda Klinikës Infektive, reagon ShSKUK

Një infermiere është sulmuar gjatë orarit të punës në Klinikën Infektive, njofton Insajderi.

Infermierja me inicialet Z.M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, është sulmuar mbrëmë nga familjarët e një pacienti në këtë klinikë, raporton “Gazeta Shneta”.

Me anë të një komunikate për media, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar duke dënuar ashpër sulmin ndaj infermieres dhe kërkon nga organet kompetente për masa urgjente, pasi këto sulme janë shtuar kohëve te fundit.

“ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish  nga organet kompetente të ndërmarrin  masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar. Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet  e nevojshme ndaj pacientëve.”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com