96 raste me COVID-19 janë raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në mbrëmjen e së dieles.
Raportimi i së dielës përmbylli një javë të frikshme me shifra të larta të të infektuarëve me COVID-19.
Dita parë dhe dita e dytë e javës së tretë të Qershorit ishte alarmuese pasi u raportuan mbi 100 raste, ndërsa dita e fundit e javës shënoi ditën e tretë me statistikat më të rënda ku u raportuan 96 raste.
Tashmë Kosova ka arritur në mbi 2.000 raste të të infektuarëve me COVID-19 dhe rreth 1000 raste që janë aktive me këtë virus.
Çdo ditë po shtohet numri i të shëruarëve, por numri i madh po ndikon që më shumë njerëz të hospitalizohen duke e ngarkuar Klinikën Infektive.
Kosova ka lehtësuar masat e izolimit duke filluar që nga 4 maji me fazën e parë për të vazhduar në Qershor me fazën e tretë, të një lirie më të gjerë të lëvizjes dhe aktivitetit. /Insajderi/