Zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, tha se një javë do të ketë pushim, jo mësim online.
Pas një jave, theksoi se do të vlerësohet nëse do të vazhdohet për vazhdim mësimiapo pushimi.
“Prej të hënës pushohet një javë ditë. Në fund të javës vlerësohet se a do të pushojmë edhe një javë. Nëse nuk janë trendet e mira (zvogëlim i numrit të rasteve të infektuara) shkojmë edhe një javë pushim”, tha Rexhaj në Kallxo.com
Javëve të fundit janë rritur infeksionet me COVID-19, për këtë është paraparë që mësimi në shkolla të pauzohet. /Insajderi.com