
Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një automjet gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë.
Këmbësori i cili ka pësuar lëndime trupore është dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ky aksident ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’ të kryeqytetit.
“Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com