
Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30 në mesnatën e së shtunës.
I lënduari është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull), ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ajo. /Insajderi.com