Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë sot në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën ‘Luan Haradinaj’ të kryeqytetit.
Rastin për Gazetën Online Insajderi, e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci,
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ai. /Insajderi.com