Një këmbësore aksidentohet në Fushë Kosovë

Një këmbësore aksidentohet në Fushë Kosovë

Një këmbësore ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.

Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:30, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo. /Insajderi.com