
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në lagjen “Sofalia “në Prishtinë, të shtunën e kësaj jave do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS.
Kjo përgjatë orës 09:00 deri në 21:00, njofton Insajderi.
Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. /Insajderi.com