Një lagje e Prishtinës të shtunën nuk do të ketë ujë dhe rrymë

Një lagje e Prishtinës të shtunën nuk do të ketë ujë dhe rrymë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në lagjen “Sofalia “në Prishtinë, të shtunën e kësaj jave do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS.

Kjo përgjatë orës  09:00 deri në 21:00, njofton Insajderi.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund  të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. /Insajderi.com