Një mijë e 178 gjoba për shkelësit e ligjit anti-COVID

Një mijë e 178 gjoba për shkelësit e ligjit anti-COVID

Numri i gjobave të shqiptuara për qytetarët që nuk po respektojnë masat anti-COVID’19, po vazhdon të jetë i lartë, njofton Insajderi.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar një mijë e 178 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID.

Po ashtu në po të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 931 tiketa për shkelësit e rregullave në trafik.

Ndërsa kanë ndodhur 34 aksidente me dëme materiale dhe 27 me lëndime trupore. /Insajderi.com