Një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Duke e kujtuar si artist të madh, patriot të pashoqë, por edhe si kolegë nga legjislacioni i kaluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të Adem Mikullovcit, që la këtë botë të martën e 15 shtatorit.

Një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për jetën dhe veprën e aktorit të njohur dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, që ndërroi jetë të martën, njofton Insajderi.

Veç minutit të qetësisë në nder të Mikullovcit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur edhe një fjalim për deputetin e ndjerë tashmë të legjislacionit të kaluar.

“Ai ishte shembull i guximit intelektual”, ka thënë pos tjerash Osmani, kur ka përshkruar kontributin kombëtar të Mikullovcit.

Mikullovci vdiq në moshën 81 vjeçare.

Lajmin fillimisht e dha përmes një njoftimi në Facebook gruaja e tij.

Përveç si një nga artistët më të mëdhenj kosovar, Mikullovci mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Në vitin 2017, Mikullovci është zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.com