
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të mërkurën në kryeqendrën e Kosovës, kur një i mitur i gjinisë mashkullore ka therur me thikë viktimën po ashtu të mitur, të gjinisë femërore
“Një i mitur në Prishtinë ka therur me thikë viktimën e mitur, të gjinisë femërore, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Kështu, të lënduarës i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.