Një mjet shpërthyes hidhet në oborrin e policit në Leposaviq

Një mjet shpërthyes hidhet në oborrin e policit në Leposaviq

Një mjet shpërthyes dyshohet se është hedhur në oborrin e një zyrtari policor në Leposaviq, transmeton Insajderi.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Besim Hoti, i cili ka thënë se shtëpia është e pa banuar.

“Njësitet janë teren së bashku me njësitin e kriminalistikës  dhe hetuesit rajonal. Ata janë duke punuar intesivisht dhe janë duke bërë kryerën e vendshiqimit dhe proceduarat hetimore që do të ndiqen në vazhdim”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com