Dy të arrestuarit për mosdhënie të ndihmës për 63 vjecarin i cili vdiq në trotuarin e magjistrales Gjilan-Ferizaj me 2 korrik, pasi kanë përfunduar masën e ndalimit prej 48 orëve u është caktuar një masë tjetër e arrestit.
Prokurori i cështjes nga Prokuroria e Gjilanit, Agron Uka, i ka thënë Insajderit se ndaj dy të arrestuarave u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
“U është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve”, ka thënë Uka për Insajderin.
Në ndërkohë, Prokuroria po vazhdon punët për identifikimin e dy personave të tjerë që kanë kaluar pranë trupit të moshuarit i shtrirë në trotuar.
“Besoj që gjatë ditës enjte ose të premte do të arrijmë të identifikojmë edhe të tjerët”, ka thënë Uka.
Insajderi ka raportuar se të dy të arrestuarit, i arrestuari i parë F.M nga Gjilani i lindur në vitin 1991, shoferi i veturës së katërt e cila sipas videos shihet që parakalon me një kamionetë, ngjyrës së bardhë që bartë disa skele pune dhe i arrestuari i dytë, H.H nga Gjilani 1975 i cili vozitë një kamionetë të kuqe që bartë materiale ndërtimore (blloqe) kanë thënë para hetuesve të prokurorisë në Gjilan se fillimisht nuk e kanë ditur se kanë përgjegjësi për të dhënë ndihmë dhe më pas kanë dhënë arsyen e dytë se kanë qenë “me mjete transportuese”./Insajderi.com