Një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një muaj arrest shtëpiak i është caktuar të dyshuarit G.Xh, i dyshuar për dhunimin e një të miture në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, shkruan Insajderi.

Sipas një komunikate të dërguar për medie thuhet se Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.Xh.

Kurse, të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.2021, në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të mitur e moshës 16 vjet”, thuhet në komunikatë.

Sipas, komunikatë “Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pa bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Insajderi.com