Një muaj më parë ishte aksidentuar në Prishtinë, vdes në QKUK

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Prishtinë, vdes në QKUK

Një person ka vdekur të martën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi i njëjti ishte aksidentuar më datë 27 prill në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 22:45.

Rasti është hapur si “Aksident trafiku me fatalitet”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com