Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet për dhunimin e një 14 vjeçare

Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet për dhunimin e një 14 vjeçare

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet Q.H., i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të moshës 14-vjeçare, njofton Insajderi.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se natën mes datave 20.05.2021 dhe 21.05.2021, personi në fjalë dyshohet se e ka dhunuar të miturën në banesën tij.

“I pandehuri dyshohet se natën mes datave 20.05.2021 dhe 21.05.2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, përkatësisht në banesën e tij, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën lindur me 2007 – pra është e moshës nën 14 vjet, edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet , ka kryer akt seksual me të dëmtuarën , edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim, por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, e konform nenit 225 të KPRK-së shprehja ‘pëlqim’ nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Insajderi.com