aksidentin e shkaktua" />

Një muaj paraburgim ndaj shoferit që aksidentoi për vdekje katër persona në magjistralen Ferizaj-Shtime

Një muaj paraburgim ndaj shoferit që aksidentoi për vdekje katër persona në magjistralen Ferizaj-Shtime

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit me inicialet E.M., për aksidentin e shkaktuar më 6 qershor në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, ku mbetën të vdekur katër persona.

Masa e sigurisë është caktuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, përcjell Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, aksidenti ka ndodhur si shkak i pakujdesisë së E.M.

“Duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, i pandehuri, me veturë ‘Audi A8’ ka kryer tejkalim në vijë të plotë dhe me pjesën e përparme të automjetit e ka goditur veturën ‘Golf 2’ në të cilën vdiq drejtuesi N.R. dhe tre pasagjerë, Xh.R., S.R. dhe një i mitur”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës.

Ndërsa, ka mbetur e lënduar pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman të mëtejmë./Insajderi.com